Kontaktoni

info@gazeta10.com

10plus

Ish-missi shqiptar, zbulohet e dashura e Safet Bajrit, u arrestua 5 ditë pas tij/FOTO

Gazeta10
14 March 2025 - 10:33

Është zbuluar identiteti i së dashurës së Safet Bajrit. Policia ka vënë në pranga Eria Ago, pasi dyshohet për përfshirje në vrasjen e Fatbardh Licit në gusht të vitit 2018 në Shkodër.

Ajo është arrestuar më 26 shkurt, pesë ditë pas kapjes së Bajrit nga forcat RENEA në Shkodër.

Sipas informacioneve, Eria Ago është pronare e një butiku veshjesh në rrugën “Myslym Shyri” në Tiranë dhe akuzohet për krijimin e kushteve për të kryer vrasje dhe përkrahje të autorit të krimit.

Sipas hetimeve, ajo dyshohet se ka pasur rol aktiv në ekzekutimin e Licit, pasi ka drejtuar një nga makinat e përdorura në krim dhe ka ndihmuar në largimin nga vendngjarja të Safet Bajrit dhe Astmer Bilalit, të cilët dyshohen si ekzekutorët kryesorë.

Me vendim të Gjykatës së Posaçme, ndaj saj është caktuar masa e arrestit me burg, ndërsa aktualisht ndodhet e izoluar në burgun e grave në Pojskë të Pogradecit.

Hetimet për këtë çështje vijojnë, ndërsa priten zhvillime të reja mbi rrjetin e përfshirë në këtë ngjarje kriminale.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.