Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Fatkeqësia në Koçan, tre të mitur janë në mesin e viktimave

Gazeta10
16 March 2025 - 16:28

Ministri i Punëve të Brendshme i Maqedonisë së Veriut, Pançe Toshkovski deklaroi se licenca për punë e klubit të natës ku ndodhi tragjedia në Koçan, ndërlidhet me mit-marrje dhe korrupsion dhe se sipas tij do të ketë përgjegjësi.

“Kjo licencë është e ndërlidhur me mit-marrje dhe korrupsion. Në këtë rast kanë emër dhe mbiemër ata që kanë dhënë këtë licencë dhe do të përgjigjen”, tha Toshkovski.

Toshkovski tha po ashtu se në koordinim me Prokurorinë Publike, kanë më shumë se 20 persona të dyshuar rreth ngjarjes në Koçan.

Ai para mediave, tregoi se aktualisht në stacionin policor ndodhën 15 persona.

Sipas ministrit të brendshëm, në mesin e të lënduarve janë edhe mbi 20 të mitur. Ndërkohë që 3 të mitur të tjerë janë në mesin e atyre që kanë humbur jetën.

Toshkovski gjithashtu njoftoi se është arrestuar ish sekretari shtetëror i Ministrisë së Ekonomisë.

Ai shtoi se në diskotekë ka pasur rreth 500 persona dhe se janë shitur 250 bileta./Klan Macedonia

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.