
Isak Neziri, anëtar i PDK-së i ka shprehur ngushëllime familjes Thaçi për vdekjen e Haxhi Thaçit, babai i presidentit, Hashim Thaçi.
Neziri e ka quajtur lajm të trishtë vdekjen e tij, teksa veçoi edhe padrejtësisë rreth kërkesave të refuzuara për vizita.
“Baca Haxhi i mbylli sytë përgjithmonë. Lajm i trishtë për të gjithë e në veçanti të birin, presidentin Thaçi, që nuk ishte afër tij në orët e fundit të jetës. Ai u lejua pak orë në vizitë pas shumë kërkesave të refuzuara për ta vizituar të atin e sëmurë. Padrejtësi edhe në raste të tilla. Ngushëllime familjes, miqve e popullit të Kosovës!
I lehtë të qoftë dheu i Kosovës”, ka shkruar ai.