Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Një nga të arrestuarit për tragjedinë në Koçan: “Jemi heronj, shpëtuam 200 veta, qëndruam në zjarr deri në momentin e fundit”

Gazeta10
17 March 2025 - 17:25

“Ne nuk ndihemi fajtorë, ne jemi heronj, shpëtuam 200 veta. Qëndrova në zjarr deri në momentin e fundit për t’i nxjerrë të gjithë fëmijët, për t’i shpëtuar sikur të ishin të mitë. Kam dy fëmijë të mitur”, tha njëri nga të arrestuarit si i dyshuari në lidhje me zjarrin në Koçan, i pyetur nga gazetari nëse ndihet fajtor, shkruajnë mediat atje.

Ministri i Punëve të Brendshme Pançe Toshkovski sot në konferencë për media tha se nga biseda me një pjesëtar të grupit të ADN-së është konstatuar se mjetet piroteknike i ka sjellë banda.

Pas ngjarjes tragjike në diskotekën e Koçanit, ku mbi 59 persona humbën jetën dhe mbi 100 u shtruan në spital.

Sot gjatë ditës pati edhe protesta, ku u demolua edhe lokali i një prej pronarëve të diskotekës “Puls”. Të rinj të shumtë ishin mbledhur dhe me gurë gjuanin në drejtim të lokalit.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.