Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Krasniqi takon emisarin Sorensen: Dialogu Kosovë-Serbi duhet të rifillojë me qasje konstruktive dhe të përfundojë me njohje të ndërsjellë

Gazeta10
17 March 2025 - 18:00

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka pritur në takim Emisarin e Posaçëm të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, ku ka ritheksuar se ky proces duhet të përfundojë me njohje të ndërsjellë.

Krasniqi është shprehur se ky proces duhet të rifillojë me energji të re, qasje konstruktive dhe fokus të qartë në rezultatet konkrete.

“Gjatë takimit, riafirmova qëndrimin tonë të palëkundur se dialogu duhet të ketë për synim një marrëveshje gjithëpërfshirëse dhe përfundimtare, e cila garanton njohjen e ndërsjellë mes Kosovës dhe Serbisë. Marrëveshjet provizore që zvarrisin procesin dhe krijojnë pasiguri nuk i shërbejnë paqes dhe stabilitetit afatgjatë”, ka njoftuar lideri i PDK-së në Facebook.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.