Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Nasim Haradinaj: Kjo Gjykatë befason për keq, Thaçi s’do lejohet në varrim të babait të tij!

Gazeta10
17 March 2025 - 18:40

Teksa dje ndërroi jetë Haxhi Thaçi, babai i ish-presidentit Hashim Thaçi, nuk dihet ende nëse ky i fundit do të lejohet nga Gjykata Speciale në Hagë të jetë i pranishëm fizikisht në varrimin e tij.

Për emisionin më të ri në Kanal10, “Gazeta me Afërdita Lukajn”, foli ish-nënkryetari i Veteranëve të luftës, Nasim Haradinaj.

Sipas tij, ish-presidentit Thaçi nuk do i lejohet prania në varrimin e të atit.

Duke e njoft punën e saj, sikur të bënte një gjë të tillë, unë nuk mendoj se kjo befason për gjëra të mira, di të befasoj për keq. Nuk besoj që zoti Thaçi do të lejohet në pjesën e varrimit sepse kjo gjykatë e ka parë më në fund se ky popull nuk është ai që e pret sikur ka menduar kjo gjykatë“, deklaroi Haradinaj.

E i ndjeri sipas tij, la pas vete një lider që mban vulën e së mirës.

Vdekja e secilit prind është e dhimbshme, por kjo vdekje ka një karakteristikë tjetër. Është vdekje e një lideri i cili për popullin tonë ka dhënë një djal i cili na ka përfaqësu denjësisht. Qoftë si student, qoftë në përfaqësimin ideo-politik, si drejtori politike e si lider duke e thënë vulën e sjelljeve të mira“, shtoi ai. /Gazeta10

 

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.