
Ish-nënkryetari i OVL-së, Nasim Haradinaj i ftuar në emisionin “Gazeta me Afërdita Lukajn” në Kanal10 mes tjerash tha se pesë vitet e fundit, asgjë nuk u tregua njerëzore nga Gjykata Speciale e Hagës.
“Sa duhet ky popull me kuptu, a është momenti i fundit që ta kuptojmë të paktën vetëm sa është njerëzore kjo gjykatë? Unë mendoj që pesë vite asgjë njerëzore s’ka tregu, as edhe një element njerëzor. Mos të flasim për elemente juridike e drejtësi që s’kanë asnjë grim“, tha Haradinaj, raporton Gazeta10.
Ai shtoi se kjo gjykatë është nisur me shpifje e afera korruptive.
“Prej fillimit është nis me shpifje, me tentativa të pjesës armiqësore, me të dhëna të gjykatave e prokurorëve serb, duke i korruptuar vet dëshmitarët e vet që sot po i’u del fytyra e tyre“, shtoi Haradinaj. /Gazeta10