
Mesazhe të shumta ngushëlluese i’u adresuan qysh prej mbrëmjes së kaluar familjes së ish-presidentit Thaçi. Kjo pas vdekjes së babait të tij, Haxhi Thaçit.
Mes tyre, sot telegram ngushëllimi dërguan edhe presidentja e kryeministri i vendit,Vjosa Osmani e Albin Kurti.
Por se a duhet të jenë të pranishëm në varrimin e babait të ish-presidentit foli Nasim Haradinaj, ish-nën kryetari i OVL-së, dikur edhe i burgosur nga Gjykata Speciale në Hagë.
Për Haradinajn, vetëm një që person nuk ka marre mund të mos shkoj në varrimin e tij.
“Marrja i çon mos me shku. Ai që s ka marre ai bën gjithçka. Nuk besoj që nuk e bëjnë atë punë. Nëse e bojnë atë punë e nuk shkojnë, besoj se të paktën do ta japin një arsye. Ja bëjnë si fëmija, ja e bën ata. E nëse është ashtu, ne deputetët tanë na e kanë votuar edhe ndryshimet kushtetuese, A e di në cilën gjendje ka ardhur Kosova? Në gjendjen kur është ndërruar Kushtetuta e Kosovës“, tha ai në emisionin “Gazeta” të Kanal10.