
Arsyetimet e mungesës së ish-presidentit Thaçi në varrimin e të atit nuk po mund t’i kuptoj analisti politik, Halil Matoshi.
Sipas tij,edhe në ligjet e speciales parashihet një vendim i tillë.
“Me thënë të drejtën nuk e kuptoj qëllimin final pse z.Thaçi para tre ditëve u lejua me ardh me e pa babain e tij në spital, ndërkaq sot nuk u lejua në varrim edhe pse garantohet sipas kushtetutës së Gjykatës Speciale“, tha Matoshi në emisionin “Gazeta10”.
Ai Gjykatën e Hagës, mes tjerash e quajti gjykatë oksidentale, duke thënë se i ndjeri nuk shkoi me merak pasi e arriti ta shihte Pavarësinë e Kosovës. Gazeta10