Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Mustafa për Arifin: Po ta thërriste ndonjë zv/kryeministër serb, do t’i shkonte në takim

Gazeta10
06 October 2022 - 23:32

Ragmi Mustafa – Kryetar i Këshillit Kombëtar në Preshevë, ka komentuar mos prezencën e Shqipërim Arifit – Kryetarit të Komunës së Preshevës në takim me zv/kryeministrin Besnik Bislimi dhe Ministren e Arsimit, Arbërie Nagavci.

Mustafa në Prime Time, ka deklaruar se kjo është hera e tretë që Arifi refuzon të takohet me përfaqësuesit e Kosovës, raporton Gazeta10.

“Shqiprim Arifi, ashtu sic kanë qenë të ftuar edhe të tjerët në një drekë pune, ka qenë i ftuar. Eshtë në mandatin e tij, të merr pjesë apo jo, por nuk e besoj që po ta thirrte ndonjë zv kryeministër serb e të mos shkonte. Konsiderojmë se kjo është hera e tretë që kur zyrtarë të lartë të Republikës së Kosovës i ftojnë të Preshevës, këta i refuzojnë”, ka thënë ai./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.