Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Haxhiu: Latifi sot e kuptoj se askush nuk e pyeti asgjë për shëndetësi

Gazeta10
06 October 2022 - 23:16

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu ka komentuar dorëheqjen e Rifat Latifit nga posti i ministrit të Shëndetësisë.

Sipas tij, Rifat Latifi sot e kuptoj se askush nuk e pyetë asgjë për shëndetësi.

“Që nga ardhja e tij në krye të shëndetësisë, z. Latifi ka qenë vetëm emër, ngase askush asgjë nuk e ka pyetur në MSH. Grupet e interesit, klienteliste, nepotiste, politike e partiake të LVV-së kanë udhëhequr dhe po udhëheqin me shëndetësinë e Kosovës.

Që kur Albin Kurti e ka emëruar vehten kryetar të Komisionit Ekzekutiv për Shëndetësi, z. Latifi as formalisht nuk ka qenë më ministër i shëndetësisë, dhe këtë duket se përfundimisht sot e kuptoj ai”, ka shkruar mes tjerash Haxhiu.

“Tani kush duhet të jap llogari për: 

Rritjen e listave të pritjes për pacientë për procedurat diagnostikuese dhe operacione?
A ka llogaridhënje për gjetjet e auditorit për ShSKUK për vitin 2021, ku janë evidentuar keqpërdorime të shumta, shembull, në 61 raste në vlerë 7.8 milion € mungonte raporti i pranimit të mallit.
Në 17 raste në vlerë 1 milion e 759 mijë €, urdhër blerjet ishin proceduar pas pranimit të mallit dhe faturës!
Abuzime e keqpërdorime në furnizime mjekësore, furnizim me ushqim dhe keqpërdorime tjera, e deri në procedurat e prokurimit për transport të kufomave për “Shërbime funerali COVID -19″.”

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.