Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Qeveria miraton një nismë për shkëmbim të ndërsjellë të informacionit të klasifikuar me Kroacinë

Gazeta10
22 March 2025 - 11:57

Qeveria në detyrë e Kosovës në mbledhjen e djeshme elektronike ka miratuar nismën për lidhjen e Marrëveshjes së Përgjithshme të Sigurisë ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Kroacisë për shkëmbim dhe mbrojtje të ndërsjellë të informacionit të klasifikuar.

Ky vendim vjen në kohën kur Kosova, Shqipëria dhe Kroacia bënë një marrëveshje në fushën e mbrojtjes, e cila nxiti reagimin e Serbisë.

Pas nënshkrimit të marrëveshjes trepalëshe me homologun e tij shqiptar dhe atë kroat, ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, tha se Shqipëria, Kroacia dhe Kosova do të jenë bashkë edhe më fuqishëm përballë sfidave dhe synimeve të përbashkëta në fushën e mbrojtjes dhe të sigurisë.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.