
Presidenti i SHBA-së Donald Trump ia ka hequr lejet e sigurisë – një proces që i jep një individi lejen për të pasë qasje në informacion të klasifikuar ose sensitive – rivalëve e tij të mposhtur më parë demokratë në zgjedhje, Kamala Harris dhe Hillary Clinton, si dhe një numër ish-zyrtarë të tjerë të lartë.
Kjo masë vjen pasi Trump tha në shkurt se po revokonte lejen e sigurisë për paraardhësin e tij Joe Biden. Ai e konfirmoi këtë lëvizje në njoftimin e fundit, duke shtuar se ai po revokonte gjithashtu lejen e sigurisë për “çdo anëtar tjetër” të familjes Biden.
“Kam vendosur se nuk është më në interesin kombëtar që individët e mëposhtëm të kenë qasje në informacionin e klasifikuar”, thuhej në memorandumin e Trump.
Ish-presidentët e SHBA-së dhe zyrtarët e lartë të sigurisë zakonisht e mbajnë lejen e tyre të sigurisë për mirësjellje, shkruan BBC.
Ish-sekretari i shtetit Antony Blinken dhe ish-ligjvënësit republikanë Liz Cheney dhe Adam Kinzinger ishin gjithashtu në listën e atyre që humbën lejet e tyre të sigurisë – si dhe Fiona Hill, një ish-këshilltare për çështjet ruse në administratën e parë të Trump.