Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Samiti i Pragës, Osmani: Po përjetojmë ditët më të rënda, nevojtet bashkëpunim (VIDEO)

Gazeta10
07 October 2022 - 9:47

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka mbajtur fjalën e saj për media pas samitit inaugurues të Komunitetit Politik Evropian, raporton Gazeta10.

Osmani ka thënë se duhet të identifikohen sferat ku mund të bashkëpunohet ndërkombëtarisht.

“I jam bashkuar liderëve nga mbarë kontinenti në emër të Republikës së Kosovës, për të diskutuar çështjet më urgjente të sigurisë dhe të ekonomisë si dhe të identifikojmë sferat ku veprimi i përbashkët është i nevojshëm”, ka thënë Osmani.

Më tej ajo ka thënë se Europa po jeton ditët e saj më të rënda.

“Përderisa ne po jetojmë ditët më të vështira në historinë e vonë, si rezultat i sulmit të paprovokuar dhe ilegal në Ukrainë, ne theksojmë rëndësinë kruciale që të veprojmë në bashkëpunim”, ka thënë më tej Osmani.

Këtu keni fjalimin e plotë:

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.