Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

“Jemi çuditë krejt, njeri ma të mirë nuk ka pas”, flet dhëndri i pronarit të furrës që vrau gruan në Vushtrri

Gazeta10
25 March 2025 - 12:33

Një vrasje e dyfishtë ka ndodhur në fshatin Stanovc të Vushtrrisë. Pronari i furrës “Diellza”, Arsim Morina ka vrarë me armë zjarri punëtoren e tij, Nexhmije Haradini e më pas edhe vetën.

Rreth orës 15:00 të pasdites së djeshme, tek nënkalimi i fshatit Stanoc në Vushtrri, autoritete kanë identifikuar dy trupa të pajetë.

E lidhur me rastin, për Gazetën Insajderi ka folur dhëndrri i Arsim Morinës.

Ai deklaroi se i ndjeri, nuk ka pasur kurrë probleme me askënd. Arsim Morina la pas vetes dy vajza.

“Jemi çudit krejt, nuk ka pasur njeri ma të mirë nuk ka pasur kurr probleme me askënd, dy vajza mbrapa i ka lënë”, dhëndrri i Morinës.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.