
Deputeti i Vetëvendosjes, Haki Abazi, ka shpërthyer në kritika ndaj partisë së tij. Ai më së shumti e ka kritikuar shefen e grupit parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lilën.
Ka thënë se Kusari-Lila as nuk është anëtare e VV-së, e në anën tjetër ka pozitën e shefes së grupit parlamentar të Vetëvendosjes.
“Strategjia për eneregjinë nuk është në linjë me atë që kërkohet. Është e ngjashme me atë që ka qenë tash e 20 vjet, dhe e dijmë ku na kanë çuar ato strategji”, ka thënë Abazi në konferencën e sotme, transmeton Nacionale.
“Janë dy probleme kryesore: ndarja se si bëhet nëpër komisione që shumica e deputetëve vendosen në pika të ndryshme. Kemi kryesues të grupit parlamentar, një njeri që nuk vie nga grupi parlamentar i yni. Deputeti nuk është makineri votuese, që vetëm e ngrit dorën për të votuar”, ka thënë Haki Abazi.
“E kam adresuar edhe në instancat e partisë. E premtja është fundi i javës, ka material për të cilat mund të bisedojmë bashkë. Nuk jam duke dalë prej Vetëvendosjes. Proceset e rëndësishme janë kryer brenda VV-së. Por domosdoshmëria e hapjes së debatit përtej diskutimeve të brendshme. Nuk ka vullnet te kryesuesja e grupit parlamentar për minutat e mbledhjeve”, theksoi Haki Abazi.
“Unë kam inicuar Komisioni Parlamentar për hetimin ndaj SHIK-ut, Komisionin për Privatizim. Kam dhënë dorëheqje nga Komisioni për Energji sepse më është pamundësuar ta kryejë rolin tim. Këto janë të mjaftueshme besoj për të qenë i sinqertë me votuesin tim. Nuk mund të jem spektaktorë, kur debate nuk përfshin dhe nuk ka përgjigje për temat që nuk mbeten pezull”, theksoi Haki Abazi.