Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Ministria e Financave jep detaje rreth ankandit të katërt të letrave me vlerë

Gazeta10
26 March 2025 - 8:45

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve njofton se më 01 prill 2025 do të mbahet ankandi i katërt për vitin 2025.

Në këtë ankand, do të emetohen obligacione me maturitet 7 vjeçar, në shumën prej 20 milionë euro.

“Investimi në obligacione është investim i sigurt, i garantuar me Ligjin për Borxhin Shtetëror dhe Garancitë Shtetërore, ku interesi i përcaktuar nga tregu ju garantohet për të gjithë kohëzgjatjen (7 vite) dhe është tërësisht i liruar nga tatimi#, thuhet në njoftimin e MFPT-së.

Detajet rreth pjesëmarrjes në ankandet për blerjen e letrave me vlerë mund të mirren te bankat komerciale që operojnë në Kosovë.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.