
Ish-pjesëtari i UÇK-së, Xhevdet Qeriqi i ftuar në programin e mëngjesit në Kanal10, teksa fliste rreth luftës së fundit, mes tjerash përmendi edhe familjen Mirena nga Fushë Kosova, të cilës i’u ishin vrarë 16 anëtarë nga forcat militante serbe.
Qeriqi tha se ata e shumë civil tjerë u vrarë me të vetmin arsyetim, etninë e tyre.
“Në masakrën e Fushë Kosovës janë vrarë 168 civilë. E kemi familjen Mirena, 16 anëtarshe, për të vetmin qëllim janë vrarë, pse kanë qenë shqiptarë. Janë vrarë gra, burra e fëmijë, Është dëshmi e një krimi të tmerrshëm të cilin e ka kryer një apart i organizuar i një shteti ndaj popullatës civile këtu“, tha ai.