
“Një dëgjues i emisionit “Adresa e ankesave” në Kanal10, nga Fushë Kosova, ka treguar se si po rrezikohet nga disa shtylla elektrike të vendosur pranë shtëpisë së tij.
Përmes pamjeve të dërguara, ai ka bërë me dije se shtylla e rënë ka dëmtuar një pjesë të shtëpisë së tij. Ndërkaq një tjetër ende vazhdon të jetë aty.
“Është rrëzuar shtylla e ka prish edhe stiropollin e shtëpisë“, tha ai.