
Një grua nga qyteti i Ferizajt, në emisionin “Adresa e ankesave” bëri të ditur se kur është bërë asfaltimi i rrugëve të lagjes ku ajo jeton, vetëm shtëpia e saj nuk është përfshirë në renovim.
Ajo tha se si pasojë, me shuma vetanake i është dashur ta shtroj rrugën e ta rregulloj kanalizimin.
“Jam Hajrija nga Ferizaji. Jetojmë në rrugën “Kadri Abazi”, në vitin 2022 është shtruar rruga me asfaltim, e kanalizimi është bërë deri në gjysë të rrugës. Vetëm shtëpia jonë, që është e fundit ka mbetur pa kanalizim, pa asfaltim pa kurgjo, domethënë, i kemi bërë me forca vetanake“, tha ajo.