Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi u përgjigjet ankesave të qytetarëve

Gazeta10
28 March 2025 - 10:42

Kryetari komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi përmes programit të ankesave në Kanal10, është përgjigjur rreth ankesave të dërguara po në këtë program.

Bulliqi bëri të ditur se po vazhdojnë projektet e përmismit të infrasktrukturës me asfaltim dhe shtrimin e kubzave.

Jemi duke punuar edhe tek ndriçimi publik, shumë projekte do jenë dyvjeçare për shkak të mungesave buxhetore. Jemi duke inciaur një varg procedurash“, tha ai.

Bulliqi i pyetur rreth dërgimit të inspektoratit tek Dobërdoli si shkak i mbeturinave, tha se ka ende faktorë ndikues, mes tyre edhe mospërshirja e plotë në sistem.

Fatkeqësisht, nuk është se nuk ka gjoba, e kemi gjendjen jo të mirë, një nivel vetëdije të ulët, jo vetëm lumin por kemi edhe raste tjera. Një pjesë e qytetarëve nuk janë fut ende në sistemin e pagesave të mbeturinave. Bashkë me GIZ-in gjerman por edhe ndërmarrjet publike “Pastrimi”, kemi marrë aksion vitin e kaluar për t’i regjistruar në sistemin e pagesës“, shtoi ai.

Më shumë detaje:

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.