Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Haradinaj: Bajrami është festë e harmonisë

Gazeta10
30 March 2025 - 12:03

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, me pjesëtarë të subjektit që drejton kanë qenë për vizitë në selinë e Bashkësisë Islame të Kosovës.

Haradinaj ka uruar festën e Fitër Bajramit për të gjithë besimtarët myslimanë.

“Kam nderin në emrin tim, të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, dhe të familjes sime që sot të qëndrojë në selinë e Bashkësisë Islame të Kosovës, personalisht që Z. Naim Tërnava, të gjithë bashkëpunëtorëve dhe të gjithë popullit tonë t’ua urojë festën e Fitër Bajramit”.“Festë që na bashkon, festë e harmonisë, festë me shpresën që me gëzim ta kemi jetën në Kosovë. Jeta jonë dhe festat tona kanë kuptim kur kemi njerëz të vyeshëm dhe atdhetarë”, ka thënë Haradinaj.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.