Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Raporti AAK – NISMA pas zgjedhjeve – flet anëtari i kryesisë së NISMËS

Gazeta10
31 March 2025 - 20:51

Fatmir Matoshi, anëtar i kryesisë së Nismas në emisionin “Gazeta” të Kanal10, mes tjerash foli edhe për marrëdhënien që ka kjo parti aktualisht me AAK-në, më të cilin kishin edhe koalicion zgjedhor, raporton Gazeta10.

Matoshi tha se raporti mes partive nuk ka ndryshuar pasi të dyja palët e kanë vetëdijen që janë subjekte të ndara politike.

Sipas tij, bashkëpunimi pritet të vazhdoj tutje.

Ne kemi garuar bashkë me Aleancën dhe jemi në rregull sa i përket raporteve tona. Sidoqoftë, kemi garuar të vetëdijshëm që jemi dy subjekte të ndara politike, nuk e kemi obligim njëra ndaj tjetrës që me bë veprime gjatë mandatit e që munden mos me i pëlqy AAK-së. Një gjë është e qartë, prej koalicionit, prej 8 deputetëve, AAK-ja i ka pesë deputetë e Nisma i ka tre. Do të bashkëpunojmë me AAK-në“, tha ai. /Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.