
Ka ardhur reagimi i parë nga Lidhja Demokratike e Kosovës pas publikimit të bisedave të Kryesisë në një grup në Viber.
Përmes një postimi në rrjetin social, Facebook, Paris Guri i cili ka siguruar votat për deputet në Kuvendin e Kosovës.
“LDK nuk shantazhohet”, shkroi Guri në postimin e tij.
Ndërkaq, ish-shefi i grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi nuk i ka komentuar bisedat e fundit të kryesisë së kësaj partie që janë publikuar në një grup në “Viber”.