Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Lansohet shërbimi i ri “Parashtrimi i ankesave ndaj zyrtarëve policorë”

Gazeta10
01 April 2025 - 19:44

Inspektorati Policor i Kosovës ka njoftuar se në “E-Kosova” është lansuar shërbimi “Parashtrimi i ankesave ndaj zyrtarëve policorë”.

Siç bëhet e ditur IPK, nëse pretendoni që u janë shkelur të drejtat e juaja nga zyrtarët policorë, tashmë ju mund ta raportoni.

“Në bashkëpunim me Inspektoratin Policor të Kosovës, në platformën eKosova u lansua shërbimi “Parashtrimi i ankesave ndaj zyrtarëve policorë”. Nëse pretendoni që u janë shkelur të drejtat tuaja nga zyrtarët policorë, ju mund të raportoni përmes shërbimit të lansuar duke ndjekur hapat si vijon: 1. Identifikohuni në Platformën eKosova; 2. Klikoni mbi “Shërbime”; 3. Klikoni mbi “Inspektoratet”; 4. Klikoni mbi “Parashtrimi i ankesave ndaj zyrtarëve policorë”, bëhet e ditur në njoftim,

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.