
Gazetarja Arta Mustafa është shprehur e emocionuar teksa ka treguar se pas pesë vitesh do të takojë axhën e saj, që po mbahet në paraburgim në Hagë, Salih Mustafën.
Mustafa në një lidhje direkte në “Politiko”, ka thënë se axhën e saj do ta takojë në cilësinë e familjares dhe se inflamacionet që bisedohen me të nuk mund të transmetohen në media.
“Para pak ditësh kam bërë një kërkesë për ta vizituar dhe është aprovuar nga Dhomat e Specializuar dhe do ta takojë të premten. Nuk e kam parë axhën tim që pesë vite dhe nuk e mohojë që do të jetë një vizitë emocionale ndonëse shpesh kemi raportuar për gjendjen e tij fizike, situatën dhe procesin si po shkon, por ndoshta me ndëgju nga afër është krejtësisht ndryshe”, ka thënë Mustafa.
Për më shumë, ndiqeni videon: