
Kuvendi i Kosovës ka vendosur për një pauzë prej një orë e gjysëm, raporton Gazeta10.
Votimi i Rezolutës së AAK-së së propozuar sot nuk kaloi në votim meqë nuk kishte korum.
Kjo Rezolutë ka ngjallur sot një debat dhe përplasje të mëdha mes opozitës dhe qeverisë lidhur me moskompenzimin e orëve gjatë grevës.
“Nuk kemi korum për të procedu me këtë pikë, marrim një orë e gjysëm pauzë, kthehemi në ora 4:30”, ka thënë drejtuesja e Kuvendit të Kosovës, Saranda Bogujevci.
Kujtojmë se Qeveria e Kosovës nuk po ua lëshon pagat grevistëve pavarësisht se SBASHK-u ka pezulluar grevën deri në janar 2023. / Gazeta10