Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Dhoma e Tregtisë mbështet thirrjet për heqjen e tarifave me SHBA-në

Gazeta10
04 April 2025 - 11:25

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë ka mbështetur thirrjet drejtuar qeverisë për heqjen e tarifave doganore ndaj produkteve amerikane.

DhTIK thotë se ka kohë që ka ngritur shqetësime lidhur me këtë çështje, të cilat u shfaqën si rezultat i vendimit të administratës Trump.

“DhTIK u ka bërë thirrje institucioneve të nisin negociata që do të shmangnin pasojat negative për Kosovën.Megjithatë, pavarësisht këtyre thirrjeve, deri më tani nuk është ndërmarrë asnjë hap konkret në nivel zyrtar”.

Ky mekanizëm vlerëson se tarifat, edhe pse më të ulëta krahasuar me shumë vende të rajonit, mund të kenë ndikim të rëndë në ekonominë e vendit, sidomos për bizneset që eksportojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

DhTIK i ka bërë edhe një herë apel qeverisë për të mbështetur bizneset e prekura nga ky vendim, pasi rrezikohet humbja e qindra vendeve të punës.

“Për më tepër, Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë ka kërkuar vazhdimisht heqjen e tarifave doganore dhe TVSH-së (8% për mallrat esenciale dhe 18% për mallrat e tjera). Megjithatë, asnjë qeveri, duke përfshirë qeverinë Kurti 1 dhe Kurti 2, nuk ka ndërmarrë veprime për heqjen e këtyre tarifave”.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.