Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Ministrja Gërvalla: Presidentja Osmani avokatja më e mirë e Republikës

Gazeta10
07 October 2022 - 21:51

Zëvendëkryeministrja njëherësh Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla Schwarz e ka vlerësuar Presidenten Vjosa Osmani, si avokaten  më të mirë të shtetit në skenën ndërkombëtare.

Ajo ka thënë se sa më shumë të dëgjohet zëri ynë aq më të favorshme do të jenë vendimet për rajonin tonë.

“Presidentja Osmani jo vetëm në këtë samit por kudo ka treguar një prezencë të jashtëzakonshme. Kemi qenë së bashku në Nju Jork në kuadër të Asamblesë së OKB-së dhe kemi pasur takime të shumta me udhëheqës botëror. Presidentja është avokatja më e mirë e kësaj republike kudo në skenën ndërkombëtare”, ka theksuar Ministrja Gërvalla në transmetuesin publik./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.