
Bashkëkryetarja e Partisë Guxo, Donika Gërvalla ka thënë se do t’ia propozojë Kryeministrit Albin Kurti, deputetin e kësaj partie, Haxhi Avdyli për pozitën e Ministrit të Shëndetësisë.
Gërvalla thotë se deklarimi i deputetit Burim Meta se ky institucion duhet t’i takojë partisë Guxo ishte ngacmues për opinionin, duke thënë se ishte deklaratë ‘Qesh e Ngjesh’.
“Unë mendoj që Partia Guxo ka një kandidat të shkëlqyer, mendoj që deputeti Haxhi Avdyli jo vetëm që do ti shërbente këtij institucioni…Nëse kryeministri Kurti do të jetë dakord, unë do t’ia bëjë këtë propozim. Prandaj shprehjet e mendimit individual të deputetëve janë shumë të mirë se ardhura. Unë mendoj që Burim Meta e ka pasur në mendje Haxhi Avdylin. Mua, Haxhi Avdyli më duket se është kandidati më i mirë i mundshëm”, shtoi ajo në televizionin publik./Gazeta10