Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Lajçak vlerëson se situata në Ballkanin Perëndimor është shumë më e keqe se para pesë vjetëve

Gazeta10
07 October 2022 - 22:56

Miroslav Lajçak – i dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi ka deklaruar se situata në Ballkanin Perëndimor sipas tij është shumë më e keqe sesa që ishte pesë vjet më parë.

Lajçak ka vlerësuar se edhe bashkëpunimi rajonal është më i keq sesa atëherë, raporton televizioni shtetëror malazez.

“Edhe unë mbaj përgjegjësi. Nuk bëhet fjalë për faj, kjo është vetëm një vëzhgim. Lufta në Ukrainë ka ndryshuar shumë gjëra, rregullat, rendin botëror. Ka një gjë shumë të mirë, dhe ajo është se ka një zgjim në BE”, citohet të ketë thënë emisari evropian./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.