Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Abdixhiku: Dikush që s’i ka 61 vota s’duhet të jetë as kryetar i Kuvendit, le ta provojë VV-ja për qeveri pastaj shohim

Gazeta10
11 April 2025 - 15:09

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka folur pas regjistrimit të deputetëve të partisë së tij në Kuvend.

Ai ka thënë se një kryetar i Kuvendit që nuk i ka 61 vota, nuk e meriton atë pozitë.

“E para, urime deputetëve të LDK-së për regjistrimin procedural. Disa në mandatin e 7, 6 disa në të parin. Sa i përket pyetjes, një kryetar i Kuvendit që s’i ka 61 vota, nuk duhet të jetë kryetar fare. Minimalisht duhet t’i ketë 61 vota. Qëndrimet janë të njëjta, para fushatës, gjatë fushatës”, tha ai.

Abdixhiku tha se e njohin të drejtën e partisë së parë për qeveri, dhe nëse ata nuk e bëjnë, atëherë procedurat janë të qarta.

“Nuk jemi në atë fazë, me 15 prill bëhet betimi, më pas propozimi i kryetarit të Kuvendit, konstituohet Kuvendi pas zgjedhjes së kryetarit dhe kryesisë. E njohim të drejtën e partisë së parë në zgjedhje të provojë të bëjë shumicën, nëse nuk e bën pas 15 ditësh, Kushtetuta është shumë e qartë, i jep të drejtë secilës parti që e dëshmon para presidentes se e ka shumicën. Do të jem shumë transparent”, tha Abdixhiku.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.