
Nata Kolonjare është mbajtur në Prishtinë, ku ka bërë bashkë me dhjetëra personalitete të ndryshme të botës së politikës, artit, kulturës dhe jo vetëm.
Te pranishmit në eveniment kanë marrë shijen e Kolonjës përmes ushqimeve tradicionale, veshjeve karakteristike, muzikës popullore dhe prezantimit të vendeve turistike që zona mbart.
Kryeministri Albin Kurti pranoi që ishte surprizuar nga aktiviteti dhe se shumë shpejt do vizitojë zonën e Kolonjës.
“Më pëlqyen shumë fotografitë e Dhimitër Vangjelit, Marubit të dytë, më pëlqeu fjalimi i kryetarit të bashkisë Erion Isai, dhe me shijoi secila nga 7 pjatat e mbrëmjes. Mbi të gjitha me pëlqen shume historia, kultura e Kolonjës ndaj e do e vizitoj atje sa më shpejt që të mundem”- tha kryeministri i Kosovës Albin Kurti, shkruan Euronews Albania.
Në këtë ngjarje mori pjesë edhe ambasadori amerikan, Jeff Hovenier, i cili tha se i pëlqeu ushqimi, muzika dhe kërcimi i kësaj zone.
“Po kaloj një kohë fantastike, ushqim i shijshëm, muzika shumë e bukur, kërcimet e mahnitshme. S’di të të them çfarë pëlqej me tepër se janë të gjitha të mira “
Qëllimi eventit ishte prezantimi i Kolonjës si një zonë turistike me shumë potencial për thithjen e pushuesve nga Kosova dhe jo vetëm.
Mbi 200 të ftuar patën mundësinë të ndiejnë Kolonjën më afër edhe pse ishin në Prishtinë.