Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Tragjedi në Libi, 15 trupa të pajetë gjenden në breg të detit

Gazeta10
07 October 2022 - 23:25

15 trupa, disa të djegur, janë gjetur në bregdetin e qytetit perëndimor të Libisë Sabratha, ka njoftuar Gjysmëhëna e Kuqe Libiane.

Pasi u alarmuan nga autoritetet lokale për zbulimin e këtyre trupave, vullnetarë nga dega e Gjysmëhënës së Kuqe në Sambratha, shkuan në vendngjarje dhe i transferuan trupat në morgun e spitalit të qytetit.

Disa trupa, të djegur, ishin brenda një anijeje të djegur dhe të tjerë u gjetën të paprekur në breg të detit.

Gjysmëhëna e Kuqe nuk dha detaje mbi identitetin e viktimave apo shkakun e vdekjes së tyre, por aktivistët e të drejtave të njeriut thanë në mediat sociale se ata ishin emigrantë.

Mediat lokale raportuan se njerëzit në bordin e varkës, shumica e të cilëve afrikanë, u vranë të enjten mbrëma nga të shtënat me armë zjarri pas një përleshje mes trafikantëve.

Sipas të njëjtave burime, një nga grupet e trafikantëve të përfshirë në përleshje i ka vënë flakën sot anijes./abcnews

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.