Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Abdixhiku viziton Pejën, thotë se qytetarët po presin dimër të vështirë

Gazeta10
08 October 2022 - 17:29

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhku, nga ku ka thënë se qytetarët po presin dimër të vështirë, raporton Gazeta10

Abdixhiku ka thënë se ai sot ka vazhduar me Pejën ku ka takuar strukturat dhe qytetarët e shumtë pasi paraprakisht ka vizituar edhe qytetet e tjera.

Tutje, ai ka thënë se pavarësisht dallimeve në regjione qytetarët po i bashkojnë problemet e njejta.

Më tej, ai ka thënë se ata po flasin për problemet e ndryshme sociale dhe ekonomike.

Abdixhiku ka thënë se Kosova nën udhëheqjen e LDK-së do të jetë adresa e ndryshimeve në vend.

Këtu keni statusin e plotë:

“Këtë të shtunë qëndruam në Pejë. Aty vazhduam ciklin e takimeve me struktura e qytetarë.

Gjatë javëve të shkuara kam takuar qytetarë në çdo anë të Kosovës. Do të vazhdoj t’i takoj e flasë me ta dhe në javët e muajt në vijim. Pavarësisht qyteteve, anëve e regjioneve, problemet e hallet e tyre janë gjithnjë të njëjta. Flasin për gjendjen e vështirë ekonomike në vend, vështirësitë e tyre rreth përballueshmërisë me çmime, për mungesën e dorës së shtetit në investime kapitale, për kriza të vazhdueshme në arsim e shëndetësi; siç dhe flasin për dimrin e vështirë e krizën energjetike që po afron.

Kosova ka nevojë për Qeveri që nuk ankohet, nuk propagandon, nuk arsyetohet – por një që ndryshon njëmendtë vendin dhe jetën e familjeve kosovare. LDK do të jetë jo vetëm zë i njerëzve të lënë pas sot në Kosovë, por dhe adresë e ndryshimeve të domosdoshme në vend”, ka shkruar ai në llogarinë e tij në Facebook. / Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.