
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, ka reaguar pas raportimit të Gazeta10 lidhur me diskutimin e Liberalizimit të Vizave në këmbim të Asociacionit nga kryeministri Albin Kurti duke thënë se opozitës i ka humbur koncetrimi, raporton Gazeta10.
Bajqinovci ka akuzuar opozitën për ndryshim të qëndrimeve lidhur me këtë temë.
Ai ka thënë se këtë opozitë nuk po e zë vendi askund dhe se pse e kanë këtë sikletë ata e dinë më së miri.
Tutje, duke ironizuar ai ka thënë se liberalizimi dhe shampanja ka ndodhur pardje.
Këtu keni statusin e plotë:
“Filluan shqetësimet e opozitës për liberalizimin e vizave.
Njëherë thonë se është meritë e të gjithëve, e sidomos e opozitës.
Tash po thonë se Albini ka hyrë në negociata për asociacionin në këmbim të liberalizimit të vizave.
Opozitës i ka humbur koncentrimi. S’po mund të zënë vend askund. Pse e kanë këtë siklet, ata e dinë më mirë!
Anipse liberalizimi dhe shampanja ka ndodhur pardje”, ka shkruar Bajqinovci llogarinë e tij në Facebook.