
Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiy Naim ef. Tërnava, sot ka mbikëqyrur punimet në ndërtimin e Xhamisë Qendrore në Prishtinë, raporton Gazeta10.
Në njoftimin e BIK-u thuhet se Tërnava është ndarë i kënaqur me ecurinë e punime të Xhamisë Qendrore.
Më tej, thuhet se zyrtarët e kompanisë ndërtuese “Kumash” e kanë falënderuar Myftiun Tërnave për interesimin e vazhdueshëm.
Tutje, ata e kanë njoftuar atë se punimet po ecin mirë dhe mbarë deri tani.
Këtu keni njoftimin e plotë:
“Myftiu Tërnava mbikëqyri punimet në ndërtimin e Xhamisë Qendrore në Prishtinë
Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava sot mbikëqyri punimet në ndërtimin e Xhamisë Qendrore në Prishtinë.
Me këtë rast, Myftiu Tërnava u nda u kënaqur që ecurinë e punëve në ndërtimin e Xhamisë Qendrore dhe se çdo gjë është duke ecur sipas planit dhe dinamikës së paraparë.
Me këtë rast zyrtarët nga kompania ndërtuese “Kumash” falenderuan Myftiun Tërnava për interesimin e vazhdueshëm për realizimin e projektot të ndërtimit të xhamisë duke e njoftuar atë se punët po ecin mirë e mbarë deri më tani”, thuhet në njoftimin e Bashkësisë Islame të Kosovës në Facebook. / Gazeta10