Kontaktoni

info@gazeta10.com

Kronika e Zeze

Nëse e shihni këtë grua, lajmrojeni mënjëherë policinë

Gazeta10
17 April 2025 - 14:11

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, me autorizim të Prokurorisë Themelore, ka publikuar fotografinë e një gruaje të dyshuar për vjedhje dhe u bën thirrje qytetarëve për bashkëpunim në identifikimin dhe lokalizimin e saj.

Sipas Policisë, e dyshuara dyshohet se më 19 korrik 2024, rreth orës 14:00, ka kryer veprën penale “Vjedhje” në një dyqan të artarisë në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në Ferizaj, ku ka marrë stoli ari.

Postimi i plotë i policisë:

KËRKESË PËR BASHKËPUNIM ME QYTETARËT

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, me autorizim të Prokurorisë Themelore në Ferizaj për publikimin e fotografive të personave në kërkim, bën thirrje për bashkëpunim me qytetarët në identifikimin, lokalizimin dhe kapjen e një personi të dyshuar.

Personi i dyshuar është një femër, e cila dyshohet se më datë 19.07.2024, rreth orës 14:00, në një dyqan të artarisë në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në Ferizaj, ka kryer veprën penale “Vjedhje” të stolive të arit.

Deri më tani, e dyshuara nuk është identifikuar. Policia Rajonale e Ferizajt u bën thirrje të gjithë qytetarëve që, nëse kanë ndonjë informacion lidhur me identitetin apo vendndodhjen e saj, të kontaktojnë stacionin më të afërt të policisë, të përdorin aplikacionin digjital “Lajmëro Policinë”, ose të telefonojnë në numrat kujdestarë:

📞 192
📞 0290/326-250
📞 0290/322-406

Të gjitha informacionet e pranuara do të trajtohen me konfidencialitet të plotë.

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Kronika e Zeze
04 June 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.