Kontaktoni

info@gazeta10.com

Kronika e Zeze

Aksidenti fatal, gazetari shqiptar humbi jetën në Zvërnec teksa po lëvizte me motor – detaje

Gazeta10
18 July 2026 - 23:10

Gazetari Enrik Mehmeti ka humbur jetën në një aksident të ndodhur në plazhin e Porto Noves, në Zvërnec mbrëmjen e sotme.

Sipas të dhënave paraprake të policisë, ai po lëvizte me një motor me katër rrota, kur dyshohet se, si pasojë e një manovre të gabuar, humbi kontrollin e mjetit dhe motori u rrokullis disa herë.

Gjatë aksidentit, një pjesë metalike e mjetit e goditi rëndë në kraharor, duke i shkaktuar dëmtime fatale.

Pavarësisht ndërhyrjes së shpejtë, 40-vjeçari nuk arriti të mbijetojë.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.