Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Peci: Vetëvendosje vendos nëse Albulena Haxhiu do të jetë sërish kandidate për kryetar e Kuvendit

Gazeta10
19 Prill 2025 - 14:45

Ministri në largim, Faton Peci, ka folur pasi e propozuara e Lëvizjes Vetëvendosje për kryetare të Kuvendit, Albulena Haxhiu dështoi të zgjidhet në këtë pozitë.

Ai ka thënë se është partia e Albin Kurtit që vendos nëse do të jetë sërish Haxhiu kandidate për kryeparlamentare apo ndonjë kandidat tjetër.

“Vetëvendosje vendos nëse vazhdon sërish me Albulena Haxhiun apo jo. Është çështje e struktures së Vetëvendosjes se kënd e propozojnë për kryetare të Kuvendit”, tha Peci pas seancës.

Kujtojmë se pro zgjedhjes së Haxhiut për kryekuvendare kanë votuar 57 deputetë, kundër 20 dhe tri abstenime nga Nisma.

Deputetët e LDK-së votuan kundër, ndërsa ata të PDK’së AAK-së nuk morën pjesë në votim.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.