
FC Liria ka bërë të ditur se sot gjatë ndeshjes së juniorëve Liria-Istogu është lënduar lojtari Erand Bacaliu i cili ka qenë në gjendje të rëndë por që është shpëtuar, raporton Gazeta10.
Lojtari në fjalë është shpëtuar pasi ka intervenuar ekipi i fizioterapistëve Esmer Berisha dhe Masar Shala.
FC Liria ka falënderuar dy heronjët për profesionalizimin e treguar.
Tutje, thuhet se ky rast duhet të shërbejë si një alarm për klubet e tjera në raport me ekipet mjekësore.
Këtu keni njoftimin e plotë:
“Sot, në Prizren në stadiumin “Përparim Thaçi” gjatë ndeshjes së juniorëve;
LIRIA – ISTOGU në një duel në ajër lëndohet rëndë lojtari i juniorëve të Lirisë Erand Bacaliu i cili humb vetëdijen e me ç’rast i rrotullohet edhe gjuha, por me intervenimin e shpejtë të dy fizioterapistëve tanë Esmer Berishës dhe Masar Shalës, arritëm t’a evitojmë më të keqen. I Falenderojmë të dy heronjtë tanë nga zemra për profesionalizmin e treguar sot.
Ky moment i trishtë është një mesazh alarmues për të gjitha klubet tona se pa mjek dhe pa fizioterapistë kurrsesi nuk bën të zhvillohen ndeshjet në asnjë kategori.
Ky rast eshtë mesazh i kjartë për organet kompetente se në ketë aspekt duhet të jenë maksimalisht rigoroz sepse jeta e të rinjve është më e shtrenjtë se gjithçka tjetër.
Erandit i dëshirojmë shëndet”. Thuhet në njoftimin e FC Liria në llogarinë e tyre në Facebook. / Gazeta10