
Sipas raportit 24 orësh policor, ka ndodhur një aksident trafiku në mes një veture dhe një motorçiklete në Prizren me datën 8 tetor, raporton Gazeta10.
Në njoftim thuhet se drejtuesi i motoçikletës pësuar lëndime dhe është dërguar për tretman mjekësor.
Rr. Selim Rashkaj, Prizren 08.10.2022 – 12:40. Raportohet se ka ndodhur aksident trafiku në mes të një veture me targa vendore me drejtues të dyshuarin mashkull kosovar dhe një motoçiklete pa targa me drejtues viktimën mashkull kosovar. Si pasojë e aksidentit përveç dëmeve materiale lëndime të rënda trupore (frakturë) ka pësuar drejtuesi i motoçikletës i cili është dërguar për tretman mjekësor në spitalin e Prizrenit ku edhe vazhdon tretmanin mjekësor./Gazeta10