Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Flick shumë afër vazhdimit të kontratës me Barcelonën

Gazeta10
29 April 2025 - 14:27

Hansi Flick po kalon një supersezon me Barcelonën.


Ish-trajneri i Bayern Munichut dhe i Kombëtares gjermane e ka nisur në mënyrë të jashtëzakonshme eksperiencën në klubin nga “Camp Nou” duke e fituar Copa del Rey dhe Superkupën e Spanjës, ndërsa është në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve dhe lider i La Ligas.

Ai pritet të vazhdojë qëndrimin e tij te Barcelona, ku ka arritur edhe marrëveshje muaj më parë.

Marrëveshja verbale është arritur tashmë që në muajin shkurt dhe ajo do të kompletohet në javët në vazhdim, njofton eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano.

Nuk ka pasur dyshim për qëndrimin e gjermanit, pasi që është shndërruar në një idhull për tifozët katalunas.

Ndërsa Flick dëshiron të nënshkruajë vit pas viti, Barça do ta respektojë zgjedhjen e tij me marrëveshjen që do të zbardhet shumë shpejt.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.