
Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick është prononcuar para ndeshjes së nesërme në Ligën e Kampionëve.
Katalanasit do të përballen me skuadrën e Inter, me sfidën që luhet me fillim nga ora 21:00.
“Interi është një kundërshtar shumë i fortë. Mbrojtja e tyre është një nga më të mirat në Evropë, ata punojnë shumë mirë në mesfushë dhe sulmi i tyre është shumë i fuqishëm. Duhet të jemi të përgatitur“, ka deklaruar Flick.