
Alessandro Bastoni u mahnit nga Lamine Yamal, i cili shkëlqeu me paraqitjen e tij.
Lamine Yamal e vuri në vështirësi të madhe mbrojtjen e Interit, veçanërisht në pjesën e parë.
“Ai është një lojtar i jashtëzakonshëm, duhet ta ngresh dorën lart dhe ta pranosh këtë”, tha Bastoni.
“Yamal është ndoshta anësori më i mirë në botë aktualisht. Edhe në moshën e tij, vetëm 17 vjeç, ne i japim merita lojtarit dhe punës së jashtëzakonshme që bënë me të në La Masia”, përfundoi ai.