Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Kryeministri thotë se raportet e sakta të auditimit i kanë shqetësuar të korruptuarit

Gazeta10
10 October 2022 - 10:44

Kryeministri Albin Kurti, sot ka vizituar Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës. Ai është pritur nga U.D i drejtorit të SHSKUK-së, Pranvera Zejnullahu Raçi. Në takim kanë qenë edhe U.D. e ministrit të shëndetësisë Dafina Gexha Bunjaku, zv ministri i shëndetësisë Arsim Berisha, kryetarja e bordit të SHSKUK-së, Aida Rexhepi si dhe drejtori i njësisë së auditimit të brendshëm të ShSKUK-së, Musa Vitija, raporton Gazeta10.

Pas takimit, Kurti është prononcuar për media. Ai ka folur edhe për djegien e veturës së drejtorit të njësisë së auditimit të brendshëm të ShSKUK-së. Kurti ka falënderuar atë, që edhe pas dy herë të djegies së veturës, ai prap ka dal në vendin e punës. 

Kryeministri ka thënë se raportet e sakta të auditimit i kanë shqetësuar të korruptuarit./Gazeta10.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.