Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Drejtuesja e FSK-së: Në ushtri mbi 11% janë gra

Gazeta10
10 October 2022 - 11:06

Seminari i 102-të Rose-Roth i Asamblesë Parlamentare të NATO-s, ka vazhduar punimet në ditën e tretë me temën “Integrimi euro-atlantik i Ballkanit Perëndimor: sfidat e zgjatura, realitetet e reja dhe perspektivat e ardhshme”, raporton Gazeta10.

Irfete Spahiu, me gradën gjeneral-major në FSK tha se kjo forcë është ndërtuar sipas standardeve të NATO-s dhe sipas saj, roli i grave në luftë dhe në paqe është i patjetërsueshëm, duke shtuar se në FSK janë mbi 11% gra ushtare.

“FSK është forcë e ndërtuar sipas standardeve me NATO-n. 11.3% gra në FSK janë tash, mund të mos jetë numri i madh por të gjitha kanë kaluare procesin si kolegët e tyre meshkuj. Gratë kanë qenë pjesë edhe e çlirimit dhe kjo ka ndihmuar edhe në themelimin FSK. Gratë janë pjesë kritike e shoqërisë, prandaj edhe duhet të jenë pjesë kritike e proceseve paqeruajtëse. Vajzat dhe gratë në FSK kanë trajtim të barabartë me kolegët e tyre. FSK edhe është zgjedhur institucioni më i besueshëm në Kosovë. Kontributi i grave nuk është kuota, por vlerë e shtuar”, tha Spahiu./Gazeta10.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.