Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Ministri Murati përuroi pikën doganore të Durrësit, e njëjta ishte hapur me 2019

Gazeta10
10 October 2022 - 13:32

Javën e kaluar, më 4 tetor, Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve Hekuran Murati, gjatë vizitës së tij në Durrës, ka thënë se është inaguruar Dogana e Kosovës në Portin e Durrrësit në shërbim të sipërmarrjes kosovare, raporton Gazeta10.

Mirëpo, kjo doganë ka qenë e hapur që nga 15 janari i vitit 2019 nga ish zv.kryeministri Fatmir Limaj, në bashkëpunim të Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë si dhe në zbatim të vendimeve të mbledhjes së Pejës.

Ministri Murati është shprehur se hapja e Zyrës Doganore në Portin e Durrësit është një arritje e jashtëzakonshme për ekonominë e Kosovës, dhe sipas tij, kursen kohën dhe kostot për biznesin.

Ai ka thënë se Dogana e Kosovës ka qenë prezente që nga viti 2019 në portin e Durrësit, por deri më tani është bërë vetëm regjistrimi për hyrjen e mallrave dhe jo zhdoganim të plotë.

“Dogana e Kosovës që nga viti 2019 ka qenë prezente në portin e Durrësit, por deri tani është bërë vetëm regjistrimi për hyrjen e mallrave, por me përkushtimin dhe punën e vazhdueshme është arritur që nga data 1 tetor të kemi zhdoganimin e plotë të gjitha mallrave që kanë destinacion Kosovën. Kjo qasje mundëson që ekonomia e Kosovës të ketë qasje në det”, ka thënë ai./Gazeta10.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.