
Pas videos së publikuar nga Lëvizja Vetëvendosje, ku janë sulmuar bizneset dhe politikanët në Kosovë, deputeti i VV Adnan Rrustemi ka reagur duke e mbështetur veprimet e kryeministrit Albin Kurti, raporton Gazeta10.
“Albin Kurti është bërë kryeministër. Ai nuk ndjekë kriminel, por i denoncon publikisht ata e i jep mbështetje institucioneve të rendit e të drejtësisë për t’i denuar ata.”, ka thënë Rrustemi.
Tutje, ai ka thënë se me bërjen e vettingut do të bëhen edhe vendime te drejta të gjykatave.
“Arrestimet nuk po mungojnë. Vendimet e drejta të gjykatave po…deri sa të bëhet vettingu.”, tha ndër të tjera Rrustemi./Gazeta10.