
Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar sot Statistikat e Hotelerisë në Kosovë për muajin korrik 2022.
Pjesë e anketës ishin 209 hotele, që ushtrojnë veprimtari hoteliere në territorin e Kosovës.
Sipas ASK-së, hotelet e Kosovës u vizituan nga 53.820 persona, shumica prej tyre ishin të huaj, transmeton Zeri.info.
“Në korrik 2022 numri i vizitorëve (vendorë dhe të huaj) ishte 53 820, prej tyre 28,64% ishin vendorë dhe 71,36% ishin të jashtëm, ndërsa numri i netqëndrimeve ishte 119 580, prej tyre 23.31% nga vendorët dhe 76,69% nga të huajt”, thotë ASK-ja.
Numrin më të madh të vizitorëve e kishte rajoni i Prishtinës, me 16 630 vizitorë, ndërsa numrin më të madh të netqëndrimi e kishte rajoni i Pejës me 48 139 netqëndrime.https://zeri.info/inarticle.html
Numri më i madh i vizitorëve të huaj përqendrohet në Prishtinë, Pejë, Prizren etj.
Sa u përket vizitorëve të huaj, numri më i madh ishte nga Shqipëria, Gjermania, Zvicra etj./Gazeta10